Sport

Spektakli nuk ndalet, sot zhvillohen dy ndeshjet interesante të Superligës

Java e 32-të e Superligës startoi dje me tri ndeshje që sollën plot 13 gola.

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të cilat janë të rëndësisë së madhe, shkruan Gazeta Olle.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë do të luhet derbi rajonal ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.

Dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, kryeqytetasit kanë për qëllimin fitoren për të qenë edhe më afër titullit të elitës, ndërsa llapjanët kërkojn pikët maksimale për t’ju ikur edhe me shumë zonës së rrezikut.

Ndeshje interesante me intesitet të lartë pritet të zhvillohet edhe në Skënderaj, aty ku përballen Drenica me Ballkanin.

Kuqezinjët kërkojnë vetëm opsionin fitore, për t’i ikur zonës së rrezikut. Kurse skuadra nga Suhareka e motivuar për qëllimin e triumfit, që të qëndrojnë ende në krye të elitës.

Superliga – Java XXXII

E diele – 15:00

Llapi – Prishtina

Drenica – Ballkani

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës