Sport

Spektakli i garantuar në “Fadil Vokrri”: Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Kryendeshja e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll është ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Përballja e dy rivalëve të vjetër të futbollit kosovar luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet nga ora 16:00, raporton Demokracia.com.

Prishtina synon ta lë prapa ecurinë negative të rezultateve me një fitore të mundshme kundër “kuqebardhëve”.

Gjilani në anën tjetër vjen pas barazimit në shtëpi me Dukagjini (0-0), andaj pikët maksimale janë të domosdoshme për të besuarit e trajnerit, Ismet Munishi.

Si Munishi ashtu edhe Ramadani kanë vendosur për përbërjen më të mirë që kanë në dispozicion nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Halimi, Mici, Krasniqi, Vangjeli, Boshnjaku, Avdyli, Shabani, Krasniqi, Kryeziu

Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Prekazi, Hoxha.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf