Sport

Spektakël me gjashtë gola në Old Traford

Manchester United dhe Everton kanë barazuar me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Ndeshja mes Manchester United dhe Everton doli te jetë spektakolare, ku nuk mungoi ritmi, rastet dhe golat.

Kjo përballje fillo më mirë për vendasit që shënuan të parët.

Zhvillohej minuta e 24-të, kur Marcus Rashford prodhoi një harkim të bukur në zonë, e ku Edinson Cavani u ngritë dhe me një goditje me kokë shënoi për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe golin e dytë.

Aaron Ëan-Bissaka punon bukur në favor të Bruno Fernandes i cili shënon për 2-0.

Kur pritej që Manchester United të mbyll ndeshjen, Evertoni u kthye shumë shpejtë në lojë.

Abdoulaye Doucoure ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 2-1 në minutën e 49-të.

Pas vetëm tre minutash Evertoni barazoi shifrat. James Rodriguez ishte ai që shënoi për 2-2 nga një pozitë shumë e volitshme.

Por United ktheu epërsinë në minutën e 70-të.

Një harkim i Luke Shaë gjeti Scott McTominay, i cili nga afër shënoi për 3-2.

Të dy skuadrat kishin raste deri në fund, por Evertoni gjeti golin dhe atë në minutën e gjashtë shtesë. Dominic Calvert Leëis shënoi për 3-3.

Me këtë barazim United ka 45 pikë, dy më pak se lideri Manchester City, por që qytetarët kanë dy ndeshje më pak.

Postime të ngjajshme
Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro

Sport

SUPERLIGA: Mbyllen me këto rezultate takimet, Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria

Sport

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, mbyllen pjesët e para

Sport

Superliga Live: Feronikeli – Drenica, Besa – Arbëria