Lajme

Specialja nuk ndal ftesat, ndodhi refuzimi i dytë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bashkim Gashi, i cili kishte marrë ftesë që sot të dalë para Zyrës së Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, ka refuzuar të paraqitet para këtij organi. OVL-ja ka kërkuar nga Gashi ta pranojë këtë ftesë, me qëllim që të mos rrezikohen edhe të ftuarit tjerë. Ndërkohë para Speciales gjatë këtij muaji do të dalin edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan sot gazeta Zëri.

Pas refuzimit të ftesës së Gjykatës Speciale nga ish-eprori i UÇK-së Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e kuqe”, edhe një ish-luftëtar tjetër i UÇK-së ka refuzuar ftesën e këtij organi.

Bashkim Gashi, i cili ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Suharekës, kishte marrë ftesë që të paraqitet para Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, më 24 shtator, por ka vendosur të mos e pranojë këtë thirrje.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat