Lajme

Specialja e konfirmon se disa nga të paraburgosurit janë infektuar me COVID-19

Dje në mediat kosovare u raportua që dy ish-pjesëtarë të UÇK-së që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ishin infektuar me Covid-19. Sot, vjen konfirmimi i Gjykatës Speciale.

Bëhet fjalë për Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, dy figura të shquara të luftës së UÇK-së por edhe të pasluftës.

Paparaci pas kontaktimit të Angela Griepit nga kjo gjykatë ka arritur të marrë konfirmimin, edhe pse ajo nuk ka treguar detaje.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin Covid të individëve në ambientet e paraburgimit. Megjithatë, mund të konfirmojmë se ka disa rezultate pozitive nga testimet e bëra”, tha ajo.

Tutje ajo ka shtuar se tashmë janë angazhuar në ofrimin e shërbimeve të plota mjekësore kundrejt personave të infektuar.

“Shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore duke përfshirë një oficer mjekësor që i viziton të paktën dy herë në ditë”, shtoi ajo.

Kujtojmë se në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.kosovarja-ks.com

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *