EkonomiLajme

Spanjë, dëmi ekonomik nga Covid-19 i dha fund rimëkëmbjes së punësimit

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 i dha fund pesë viteve rradhazi të rimëkëmbjes së punësimit në Spanjë, që regjistroi një rritje të papunësisë të barabartë me 23 % në vitin 2020, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Punës.

“Në fund të dhjetorit, numri i të papunëve u rrit me + 724 532, në 3 888 137, në krahasim me vitin e kaluar”, raportoi në faqen e tij në internet “The Guardian”, raporton ATSh.

Vetëm muajin e kaluar, u regjistruan si të papunë 36.825 persona.

“Një total prej 360 000 vendesh pune morën fund në vitin 2020, duke marrë parasysh numrin e personave që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore”, theksoi “The Guardian”.

Shifrat negative i dhanë fund rimëkëmbjes së punësimit, që filloi në 2014, pas një rritjeje të papunësisë pas krizës financiare të vitit 2008.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel