EURO 2020

Southgate merr përgjegjësinë për humbjen nga Italia

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen nga Italia në finalen e Euro 2020 pasi mori shumë kritika për vendimin e tij që penalltinë vendimtare t’ia besojë të riut Bakayo Saka.

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen nga Italia në finalen e Euro 2020 pasi mori shumë kritika për vendimin e tij që penalltinë vendimtare t’ia besojë të riut Bakayo Saka.

Ylli i Arsenalit e gjuajti dhe e humbi penalltinë e pestë e cila ishte vendimtare dhe u mbrojt nga portieri Gianluigi Donnarumma.

“Ishte vendimi im për t’i dhënë atij atë penallti, kjo është plotësisht përgjegjësia ime.”, tha fillimisht Southgate.

“Nuk është ai ose Marcus ose Jadon, ne punojmë së bashku, punojmë në stërvitje. Ishte vendim i imi.”

“Ne u përgatitëm sa më mirë për gjuajtjen e penalltive, kjo është përgjegjësia ime, unë i zgjodha djemtë për gjuajtjen e penalltive.”

Më tutje trajneri i Anglisë dhe se pavarësisht humbjes në finale, lojtarët duhet të ndihen krenar për atë që kanë arritur në këtë kampionat evropian.

“Lojtarët tanë duhet të ndihen krenar, të gjithë kanë qenë të jashtëzakonshëm. Është hera e parë që kemi arritur në një finale dhe ne jemi të zhgënjyer në mënyrë të pabesueshme që nuk shkuam edhe një hap më tej “, tha në fund Southgate./kp

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020