Sport

Southgate flet për serinë pa humbje të Kosovës: Njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje atyre

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gareth Southgate beson se do të ketë punë të vështirë kundër Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Anglisë, ku do të ketë testin më të vështirë për kualifikimin në Euro 2020.

Para kësaj ndeshje, trajneri anglez ka thënë se pritet ndeshje e vështirë dhe atmosferë brilante. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ecurinë pozitive të Kosovës, e cila nuk pëson humbje në 15 ndeshje.

“Janë kombëtarja me ecurinë më të gjatë pa humbje, në Evropë. Kjo duhet të bëjë që njerëzit t’iu kushtojnë vëmendje atyre” ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

Rezultatet pozitive të Kosovës kanë bërë që kjo kombëtare të respektohet edhe nga gjigantët e Evropës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv