Sport

Southgate është deklaruar para ndeshjes, “Natë e madhe për Kosovën”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gareth Southgate është deklaruar para ndeshjes që Anglia e zhvillon ndaj Kosovës në Euro 2020.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët, por që ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion.

“Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”, ka thënë Southgate.

“Është një turp për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi, e që do të jenë një rrezik i madh nga ata”.

“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim lider në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, ka shtuar më tej trajneri i Anglisë.

Kosova do të jetë nikoqir i Anglisë në ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ne kemi humbur shanset që të kualifikohemi përmes Grupit A në Euro 2020. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv