Sport

Sot zhvillohen dy super takime në Superligë, vëmendja në Gjilan

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj sot me xhiron e dytë.

Në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, njëra në Gjilan dhe tjetra në Suharekë.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Të dy skuadrat e kanë nisur këtë edicion me qëllime të qarta, që të fitojnë trofe dhe të garojnë përsëri në arenën evropiane.

Drita e nisi me fitore sezonin e ri, teksa para adhuruesve të vet mposhti Feronikelin me rezultat të ngushtë 2-1.

Në anën tjetër Llapi ka barazuar ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Merdare.

Të dy skuadrat futen në fushë për të arritur rezultat pozitiv në takimin që zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ulpiana e rikthyer në elitë do të luaj ndeshjet si vendas në qytetin e Suharekës, derisa në xhiron e dytë do të pres Malishevën.

Të dy skuadrat e ardhura në Superligë nga Liga e Parë e nisën me barazim edicionin, ku Ulpiana mori një pikë 1-1 te Llapi dhe Malisheva ndali kampionin në fuqi Prishtinën me rezultat të njëjtë.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane