Sport

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligë

Janë zhvilluar tri ndeshje në elitën e futbollit kosovar në kuadër të xhiros së 20-të.

Ndërkohë sot do të luhen dy ndeshjet e fundit e kësaj në Superligën e Kosovës.

Duke parë humbjen e liderit Dritës, Ballkani kërkon fitore për të dalë në vendin e parë dhe për tu barazuar me pikë me gjilanasit.

Ballkani është nikoqir i Feronikelit, një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Vendasit duan vetëm tri pikët për të dalë në krye, derisa mysafirët nga Drenasi kanë për qëllim të mos humbasin në Suharekë.

Ndeshje interesante pritet të jetë në mes Llapit dhe Gjilanit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo sfidë do të sjellë rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat me çdo kusht do ta kërkojnë vetëm fitoren

Sfida në Podujevë fillon nga ora 13:00, ndërsa ajo në Suharekë 30 minuta më vonë.

Superliga e Kosovës:

13:00 Llapi – Gjilani
13:30 Ballkani – Feronikeli

Postime të ngjajshme
Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro

Sport

SUPERLIGA: Mbyllen me këto rezultate takimet, Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria