Sport

Sot rikthehet Superliga e Kosovës

Sot rikthehet edhe Superliga e Kosovës, ku Drita dhe Trepça ’89 do ta zhvillojnë takimin e mbetur të xhiros së dytë.

Kampioni aktual i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir i Trepçës ’89, takim ky i cili do të zhvillohet më fillim nga ora 14:00 në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com

Djelmoshat e Mezanit në përballjen ndaj djemëve të Shpëtim Idrizit janë favoritë në këtë takim, edhe pse “xehtarët” kanë qenë shumë befasues në fillim të këtij edicioni duke mposhtur Prishtinën dhe Llapin.

Drita deri me tani ka zhvilluar vetëm dy takime ku ka arritur ti fitoj dy përballjet. Ndërsa, Trepça ’89 ka zhvilluar katër takime, dy i ka fituar dhe në dy tjera ka humbur.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të transmetohet direkt në “ArtMotion Sport”.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët