Lajme

Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me një ceremoni të veçantë që mbahet prej orës 11:00 në Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, sot do të promovohet fjalori i parë në internet shqip-serbisht-shqip.

Meqenëse barrierat gjuhësore janë identifikuar si një nga pengesat kryesore për përfshirjen dhe bashkëveprimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë, IOM ka filluar të zhvillojë mjete dhe burime të reja për të mësuar gjuhë zyrtare.

Në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe UNMIK-ut, IOM vazhdimisht mbështet aktivitete për të promovuar shumëgjuhësinë dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës.

Pas zhvillimit të platformës së mësimit VocUp, fjalori i parë në internet apo online shqip – serbisht – shqip është përfunduar, duke angazhuar ekspertë akademikë nga Prishtina dhe Beogradi për herë të parë në më shumë se 30 vjet.

Për këtë rast, një dokumentar i shkurtër është përgatitur për të nxjerrë në pah përpjekjet e individëve të përkushtuar për të promovuar rëndësinë e shumëgjuhësisë./kp/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat