Lajme

Sot në prehrin tënd m’u qetësua shpirti, babi

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit i cili po mbahet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, sot e ka takuar babain e saj pas 8 muajve.

Gresa këtë njoftim të vizitës në Hagë dhe takimin me babain e saj e ka bërë të dituar përmes “Facebook”.

Ajo ka shkruar se “Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.”

Postimi i plotë:

Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel.

Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.

Te duam.

Postime të ngjajshme
Lajme

Berisha i AAK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Pejës

Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditë, ja sa pritet të zbresin temperaturat të premten

Lajme

Gazetarja shqiptare u bën thirrje kosovarëve të anulojnë pushimet në Shqipëri

Lajme

Policia arreston edhe një person pasi dyshohet për zjarrvënie