Lajme

Sot kremtohet Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945). Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël.

Për një ushqim të mirë

Njihet botërisht roli i ushqyerjes në shëndetin e individit gjatë gjithë ciklit të jetës, duke filluar nga periudha parakonceptimit të fëmijës e deri në pleqëri. Sa më herët të fillohet zbatimi i praktikave të rekomanduara të ushqyerjes, aq më i shëndetshëm do të jetë individi gjatë gjithë jetës.

Ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shumë efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e disa të tjerave. Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën.

Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore, por ndikon edhe tek zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re.

Mbi 6 milionë vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga uria dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milionë vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga uria në botë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si duhet të veprojnë pacientët me diabet në kohë virusi?

Lajme

Dumoshi e quan vendim historik aprovimin e tarifave për kompensimin e krijuesve dhe autorëve

Lajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

Lajme

Lutfi Haziri nervozohet me Shpend Ahmetin: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan