Sport

Sot katër përballje interesante në kuadër të Kupës së Kosovës

Gara për 1/8 e Kupës së Kosovës vazhdon edhe ditën e sotme (e mërkure) me ndeshje tejet interesante.

Gjatë ditës do të zhvillohen katër ndeshje, padyshim që kryesorja pritet të jetë në mes Arbërisë dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Ferizaj, shkruan Gazetasheshi.com

Përballje interesante pritet të zhvillohet edhe stadiumin ‘Boka’ në Korishë të Prizrenit, aty ku A&N do të jetë mikëpritës i Flamurtarit.

Gjilani do të udhëtoj drejt stadiumit ‘Demush Mavraj’, ku do të përballet me Istogun dhe ndeshja tjetër do të jetë në Mitrovicë, aty ku Trepça ’89 do ta mirëpres Ferizajin.

Të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet