Lajme

Sot janë bërë një vjet nga zgjedhjet e Kosovës së 6 Tetorit

Sot janë bërë një vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.

Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të hyjë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.

Qeveria Kurti nuk zgjati më shumë se 50 ditë, pasi u shkarkua me mocion të mosbesimit, pas përplasjeve të brendshme për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu në kohë pandemie.

Lëvizje Vetëvendosje kërkoi zgjedhje të reja, por kjo u refuzua nga një pjesë e partive tjera, të cilat formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, pjesë e së cilës janë edhe AAK, NISMA.

Ndryshe, këto ishin zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Kim Kardashian u paralajmërua të mos bashkëpunonte me presidentin Trump

Lajme

Hoti jep pëlqimin për nisjen e kërkesës tek presidenti për hapjen e ambasadës në Izrael

Lajme

A do të kemi ndryshim të motit sot e ditëve në vazhdim?

Lajme

IKSHPK bën të ditur se në Kosovë janë 1 mijë e 637 raste aktive