Lajme

Sot fillon seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq

Sot mbahet seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, avokati Musa Damati që në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq.

“Është caktuar data për vazhdimin e procesit penal gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, seanca fillestare është caktuar të mbahet për datën 5 Shkurt 2021 pranë Departamentit Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha Damati për KosovaPress

Avokati Damati ka treguar se deri më tani në këtë proces janë ngritur tri aktakuza.

“Për këtë rast penal shqyrtimi ka filluar në dhjetor të vitit 2019 me ngritjen e aktakuzës së parë, ndërsa deri tash në këtë proces gjyqësor janë ngritur tri aktakuza, duke u plotësuar dhe ndryshuar ato vazhdimisht nga organi i akuzës”, tha Damati.

Madje ai thotë edhe se është e papranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave në mungesë të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të siguruar një gjykim të drejtë brenda afateve të arsyeshme kohore.

Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë

Lajme

IKSHPK, bën të ditur numrin total të rasteve pozitive në vend

Lajme

QIKA, organizon aksion simbolik në Sheshin “Skënderbeu”

Lajme

Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla