EURO 2020

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë, kush do të shkoj tutje – Anglia apo Danimarka?

Anglia dhe Danimarka do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium”, me Tre Luanët që shihen si favoritë.

Për Anglinë, Dean Henderson nuk do të jetë në gjendje të paraqitet, për shkak se është i lënduar.

Në anën tjetër, Danimarka do të jetë pa Christian Eriksenin, arsyen se përse janë deri këtu, duke luftuar pothuajse vetëm për të, shkaku i incidentit që ndodhi në fillim të këtij kampionati Evropian.

Anglezët janë nikoqir të danezëve, e natyrisht se do të kenë epërsinë numerike, pasi me ta do të jenë edhe tifozët.

Fituesi i këtij dueli të sontëm, do të takohet në finale me Italinë që e eliminoi Spanjën.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020