Show Bizz

Sonte rrini para ekranit, ky konkurrent interesant i bashkohet “Big Brother”

Dje është bërë e ditur se sonte do ketë një hyrje të re në “Big Brother VIP”.

Lajmin e konfirmuan producentja Sara Hoxha dhe prezantuesja Arbana Osmani në InstaStory.

Detaji i vetëm që dihej ishte që bëhej fjalë për një çun. Portali “Kryefjala” ka zbuluar emrin.

Bëhet fjalë për Olsi Mingomatën, ish-konkurentin e “Big Brother”, edicionit të parë.

Ai ishte një ndër senzacionet e kohës në vitin 2008 për lidhjen me një tjetër ish-konkurente, Noçen dhe ndarjen nga partnerja që e kishe lënë jashtë, live në ekran.

Kjo ngjarje televizive ishte bombastike për kohën duke bërë që në qindra konkurentë të “Big Brother” në nëntë edicione, Olsi të jetë një nga ata që nuk harrohet.

Kjo njëherësh përbën hyrjen e parë nga formatet reality si “Big Brother” apo “Përputhen”, detaj për të cilin produksioni të paktën në fazën e parë ishte kundër.

Megjithatë, kjo hyrje nuk do të ta gëzojë Fifin me shumë gjasë që këto kohë ka kërkuar një mashkull “single” por të moshës së saj në “Big Brother VIP”.

Related posts
Show Bizz

Ish e dashura e Romeos përfundon në spital një ditë pasi ai flirtoi me Beniadën

Show Bizz

Reagon nëna e Beatrixit pasi Romeo hyri në vend të Donaldit në shtëpi

Show Bizz

Çfarë bënte Beatrix Ramosaj para se të hynte në “Big Brother VIP”?

Show Bizz

Semi mori ‘hak’ ndaj Donaldit, Romeo ia kthen me të njëjtën monedhë këngëtares

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *