Sport

Sonte rikthehen emocionet e Ligës të Kampionëve, vëmendja në Londër

Sonte do të rikthehen emocionet e garës më të madhe evropiane për klube në futboll, Liga e Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Në dy orare – 18:45 dhe 21:00 – do të zhvillohen disa ndeshje interesante.Kryendeshja e mbrëmjes së sontme do të luhet në “Stamfort Bridge” nga ora 21:00.

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea do të ketë punë me Juventusin.

Ndeshja është e vlefshme për grupin H, derisa në këtë grup sonte luhet edhe ndeshja Malmo – Zenit.

Edhe në grupin F luhen dy ndeshje interesante: Villareal – Man United dhe Young Boys – Atalanta.

Klubi anglez do të udhëhiqet nga ish-futbollisti i tyre, Michael Carrick pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer dhe në rast të humbjes atëherë do të rrezikohej kualifikimi në fazën tjetër.

Në grupin E, Bayern Munichu ka punë me Dynamo Kyivin në Ukrainë, kurse Barcelona luan në shtëpi ndaj Benficas.Në grupin G, Lille luan ndaj Salzburgut, kurse Sevilla me Wolfsburgun.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *