EURO 2020

Sonte finalja e madhe e “Euro 2020”, Itali – Angli

Italia dhe Anglia përballen sonte nga ora 21:00.

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të ballafaqohet sonte në kuadër të finales së Kampionatit Evropian nga ora 21:00.

Ndeshja zhviollohet në stadiumin “Wembley” të Anglisë.

Italia erdhi deri në finale pasi e mbyllën grupin A në pozitën e parë, më pas mposhtën Austrinë 2-1, Belgjikën në çerekfinale 2-1 dhe Spanjën në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive.

Anglia poashtu e mbylli fazën e grupeve si liderë në grupin D, më pas eliminoi Gjermaninë 2-0, Ukrainën në çerekfinale 4-0, dhe mposhtën Danimarkën në gjysmëfinale 2-1.

Këto dy kombëtare në përgjithësi janë përballur 27 herë, ku ‘Azzurët’ kanë 10 fitore, anglezët tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar baras.

Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël deri në këtë fazë të Euro 2020, dhe një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe sonte.

Se kush do ta fitojë finalen e madhe të këtij ecidicioni mbetet të shihet sonte nga ora 21:00.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020