Sport

Sonte ”Fadil Vokrri” do ta ketë një pamje speciale, kjo është arsyeja

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë vit dhe njëkohësisht të fundit për këtë edicion të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Dardanët ballafaqohen me Moldavinë në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Ndërkohë, pamja në stadium do të jetë ndryshe nga herët e fundit që jemi mësuar ta shohim.

‘Dardanët’ do ta mbështesin fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

”Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë”, thuhet në njoftimin e tifogrupit kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me këto ndeshje

Sport

Thaçi paralajmëron Dritën

Sport

Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes

Sport

UEFA publikon ekipin më të mirë që nga viti 2000