Lajme

Sondazhi i Baton Haxhiut ia humb krejt shpresat NISMA’s

Sondazhi i fundit i realizuar nga “Albanian Post” e Baton Haxhiut, ja ka shuar të gjitha shpresat NISMA’s Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Sipas këtij sondazhi NISMA nuk do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të arrijë të fitojë vetë 1.8 për qind të votave.

“Albanian Post” i Baton Haxhiu ka bërë një matje të opinionit në fund të muajit janar dhe ditën e parë të muajit shkurt. Fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas këtij sondazhi do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 51.3 për qind.

Befasi e këtij sondazhi është se Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta më 15.5 për qind, shkruan Reporteri.net.

Sipas këtij sondazhi Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e tretë në zgjedhje me 13.2 për qind, ndërsa AAK vetëm 5.5 për qind.

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Lista e 20 kandidatëve më të votuarit të PDK’së

Lajme

Dhëmbë dhe hundë të thyer e lëndime të rënda, policia jep detaje për sulmin ndaj Duriqit

Lajme

“Baton Haxhiu ftohet nga Gjykata Sepciale”?

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19