Sport

Sokoli:Ky futbollist i Ballkanit do duhej të ishte i përfshirë në formacionin e më të mirëve të vitit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar formacionin më të mirë të vitit 2020 në Superligën e Kosovës.

Në këtë përzgjedhje ka munguar ylli i Ballkanit, Blend Baftiu, raporton “Zeri.info”.

Sokoli ka deklaruar se edhe Blendi Baftiu e meritonte përfshirjen në këtë formacion.

“Mendoj se Baftiu është dashur të jetë aty sepse ka shumë merita për ecurinë e Ballkanit, por kur këtë përzgjedhje e bëjnë trajnerët, nuk mundemi me bë diçka”, ka thënë Sokoli në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Nëse do e bënin njerëzit e mediave, atëherë nuk do të kishte shumë gabime”, tregoi ai.

“Por, ky është vendimi i trajnerëve. Ka ndoshta ndonjë trajner që është goditur nga ndonjë kundërshtar i fuqishëm”, shtoi trajneri i Gjilanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim