Sport

Sokoli tregon objektivin kryesor të Gjilanit për pjesën e mbetur të kampionatit!

Gjilani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror në futbollin kosovar.

Fillimisht, skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli u eliminua nga Kupa e Kosovës prej Istogut (2:0), kurse në Superligë e nisi me barazim 1:1 ndaj Feronikelit.

Derisa kupa shihej si urë për kalim në Evropë për Gjilanin, kjo mundësi tashmë është shuar për shkak të eliminimit.

Nga ana tjetër, në tabelën e Superligës, Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 30 pikë, 14 më pak se lideri, Drita.

 

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka treguar qëllimin kryesor të skuadrës së tij këtë edicion.

“Qëllimi kryesor është të tregojmë paraqitje cilësore dhe të shohim ndeshje pas ndeshje se çfarë tregon tabela. Nuk kemi ndonjë obligim, detyra ime është të krijojë një skuadër që luan mirë”, ka thënë Bylbyl Sokoli fillimisht për “Zëri.info”.

Derisa Gjilani ndodhet 14 pikë mbrapa vendit të parë në tabelë, “Profa” thotë se është ende të flitet për titullin e kampionit.

“Synimi ynë është pjesa e epërme e tabelës, është herët të flitet për ndonjë pozicion. Ka edhe shumë xhiro. Katër skuadrat që janë lart, kanë treguar cilësi dhe me meritë janë aty”, potencoi i pari i stolit të Gjilanit.

Për fund, Sokoli e ka komentuar edhe ndeshjen e fundjavës që Gjilani e luan ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Luajmë kundër një skuadre cilësore dhe ne po mendojmë se nuk jemi të preokupuar për ndonjë rezultat”, përfundoi Sokoli.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimovic ‘thumbon’ keq fansat e Interit

Sport

Devolli paralajmëron Ballkanin para udhëtimit në Suharekë

Sport

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!