Sport

Sokoli tregoi arsyen pse pranoi ofertën e Prishtinës dhe zbuloi kontratën e tij!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Aventura e trajnerit të njohur kosovar Bylbyl Sokoli në klubin dhjetë herë kampion i vendit shënon epokën e dytë pas asaj të edicionit 2014/15 kur edhe për herë të parë “Profa” ishte ulur në stolin e kryeqytetasve, raporton Gazetasheshi.com.

Sokoli u prezantua përpara futbollsitëve, teksa në prononcimin për media ai tregoi për objektivat e klubit dhe zbuloi kontratën e ‘firmosur’.

“Sot jam prezantuar para futbollistëve. Do të bëhen njohjet për të parë objektivat. Prishtina ka skuadër cilësore dhe ka objektiva të qarta. Për këtë arsye jam këtu. Prishtina synon pjesën e epërme të tabelës dhe besoj se edhe këtë vit do ta synojë një gjë të tillë”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për gazetarët.

“Ka futbollistë cilësorë në skuadër dhe besoj se do ta japin maksimumin. Kontrata ime është deri në fund të edicionit”, u shpreh Sokoli.

Ndryshe, Sokoli në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar ishte pjesë e Ferizajt, ku arriti ta shpëtojë skuadrën nga rënia në Ligën e Parë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv