
Kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, është duke marrë pjesë në emisionin sportive “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Trajneri i “kuqebardhëve” ka folur për largimet nga skuadra e tij, shkruan Gazetasheshi.com
Nga Gjilani deri më tani janë larguar tre futbollistë, Erlis Frasheri, Gramoz Kurtaj dhe mbrojtësi i majtë Jackson Ferreira.
E për këtë të fundit ka folur Sokoli i cili sipas tij ka qenë i padisiplinuar dhe jo serioz.
“Ndërkaq, Ferreira ka qenë i padisiplinuar, ka munguar në stërvitje si dhe në ndeshjen e fundit në stinorin vjeshtor në Superligë ka marrë karton të kuq”, tregoi “Profa”.
“Neve na mungon një mesfushor ofanziv dhe një mbrojtës anësor, ky është synimi ynë”, shtoi Sokoli.
Gjilani zë vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara pas tetëmbëdhjetë ndeshjeve të luajtur.