Sport

Sokoli komenton formën jo të mirë te Prishtinës: Ky lojtar është në mbipeshë!

Bylbyl Sokoli ka komentuar ndeshjen Prishtina – Ballkani që u fitua nga suharekasit me rezultat 1-0.

Prishtina bëri ndeshje të dobët, duke e merituar humbjen, e që sipas Sokolit vjen nga disa komponent.

“Prishtina bëri ndeshje të dobët. Ata goditën vetëm një herë portën në 90 minuta”.

“Karabeci ende nuk është komponuar dhe u pa gjatë gjithë ndeshjes. Në anën tjetër Atanda shihet që ka mbipeshë. Nuk e di a e kanë përcjellur para se ta marrin, por ai duhet që është mbipeshë. E pash që ka luajtur pak në Izreal”, ka thënë Sokoli në Duelin Sportin në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se Ballkani me pak besim ka mundur të shënojë edhe më shumë gola sot, duke e veçuar Ermal Krasniqin për paraqitjen e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane