Sport

Sokoli flet për synimet e Gjilanit

Gjilani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror në futbollin kosovar.

Fillimisht, skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli u eliminua nga Kupa e Kosovës prej Istogut (2:0), kurse në Superligë e nisi me barazim 1:1 ndaj Feronikelit, raporton “Zeri.info”.

Derisa kupa shihej si urë për kalim në Evropë për Gjilanin, kjo mundësi tashmë është shuar për shkak të eliminimit.

Nga ana tjetër, në tabelën e Superligës, Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 30 pikë, 14 më pak se lideri, Drita.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli në një bisedë me “Zeri.info” ka treguar qëllimin kryesor të skuadrës së tij këtë edicion.

“Qëllimi kryesor është të tregojmë paraqitje cilësore dhe të shohim ndeshje pas ndeshje se çfarë tregon tabela. Nuk kemi ndonjë obligim, detyra ime është të krijojë një skuadër që luan mirë”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Derisa Gjilani ndodhet 14 pikë mbrapa vendit të parë në tabelë, “Profa” thotë se është ende të flitet për titullin e kampionit.

“Synimi ynë është pjesa e epërme e tabelës, është herët të flitet për ndonjë pozicion. Ka edhe shumë xhiro. Katër skuadrat që janë lart, kanë treguar cilësi dhe me meritë janë aty”, tregoi ish-trajneri i FC Prishtinës.

Për fund, Sokoli e ka komentuar edhe ndeshjen e fundjavës që Gjilani e luan ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Luajmë kundër një skuadre cilësore dhe ne po mendojmë se nuk jemi të preokupuar për ndonjë rezultat”, përfundoi të mërkurën Bylbyl Sokoli.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës

Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Chelsea

Sport

Momenti kur harkimi i Valon Berishës ia sjell tri pikës Reimsit