Sport

Sokoli: Dhjetë trajnerë të Superligës janë më të mirë se trajneri që e ka Kosova tani

Kosova në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor.

Teksa, ndeshjen ndaj Greqisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet 10 nëntor, Kosova do ta zhvillojë me trajnerin e përkohshëm, Primoz Gliha.

Edhe pse FFK nuk e ka zyrtarizuar Glihan si trajner të përkohshëm, ishte vet trajneri slloven që bëri të ditur për mediat sllovene se i ishte besuar ekipi i Kosovës deri në emërimin e një trajneri të përhershëm.

Lidhur me emërimin e trajnerit të përkohshë, Gliha, ka reaguar trajneri Bylbyl Sokoli, i cili tha se ’10 trajnerë të Superligës e kanë CV’në më të mirë se Gliha’.

‘Ju garantojë që 10 trajnerë të Superligës e kanë CV’në më të mirë se Gliha, i cili ka qenë trajner i Ligës së dytë, ka trajner që kanë bashkëpunuar me Challandes, dhe ata kanë mundur me kry punën përkohësisht. Është një shuplakë shumë fortë ndaj trajnerëve të Kosovës, nuk e kuptoj këtë. A ka shoqatë të trajnerëve? Muharrem Sahiti, Genc Hoxha, që e kanë CV ma të mire’ – ka thënë Sokoli në ‘Sportin Total’ në KTV.

Trajneri slloven Primoz Gliha ka drejtuar ekipin U21 të Sllovenisë, por edhe ato më poshtë si U18 dhe U19, derisa Olimpija, Drava, Gorica, Mura dhe Koper.

Related posts
Sport

Shënohen dy gola të shpejtë në klasiken: Dortmund - Bayern

Sport

Humbje e hidhur e Barcelonës në “Camp Nou”

Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *