
Gjilani i cili ishte njëri nga pretendetet kryesor për ta fituar Kupën e Kosovës, në 1/8-të e finales është surprizuar nga Istogu me rezultat prej 2 me 0, duke u eliminuar më herët se që është pritur.
Kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, nuk ishte aspak i kënaqur me eliminimin e hershëm e sidomos kur ishin edhe favorizues në këtë ndeshje.
‘Profa’ në një intervstë të dhënë për mediumin ‘ATV’, ka deklaruar se nuk e kishin pritur të humbasin nga Istogu, madje duke shtuar se kjo nuk është që i ka ndodhur vetëm Gjilanit, por edhe Real Madridit e Bayern Municut.
“Ne si skuadër favorizuese jemi shkuar me të gjitha forcat për të marrë fitore, por kundërshtari që nuk është i favorizuar ka gjithmonë një përparësi që mos të pësoj, mbyllet dhe e dënojnë kundërshtarin, ku kështu e pësuam edhe ne. Kështu ka pësuar edhe Real Madridi prej Ligës së Tretë dhe Bayern Munchen nga Kategoria e Dytë”, ka deklaruar Sokoli.
Ndërkohë, në javën e 19-të e që ishte edhe hapëse për sezonin pranveror Gjilani në udhëtim nxori një barazim kundër Feronikelit në Drenas.
Kurse në javën e 20-të, të besuarit e Bylbyl Sokolit do të ndeshen me Llapin