Sport

Sokoli arsyetohet pas eliminimit nga Kupa, gjen edhe fajtorin për humbjen e Gjilanit

Sport Club “Gjilani” është befasuar nga skuadra e Ligës së Parë, Istogu, e cila ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në kuadër të Kupës së Kosovës.

Golat për skuadrën e Istogut i realizuan Yoan Oliver dhe Erjon Qeta.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili ka thënë se skuadra i kishte marrë të gjitha masat për ta fituar ndeshjen, por që pësuan nga dy gabime.

“Të gjitha masat i kemi marrë që të fitojmë ndeshjen. Por mendoj se dy gabime, dy kundërsulme na kushtuan shumë në këtë takim. Problemi kryesor për neve ishte fusha e papërshtatshme për një lojë që si favorit është dashtë me e sulmu kundërshtarin. Këto na kushtuan shtrenjtë dhe u eliminuam. Mendoj se futbollistët janë angazhuar të gjithë maksimalisht por ishte shumë vështirë në ato rrethana. Ndonjëherë në Kupë ndodhin këto humbje, por mendoj se duhet me ditë si me dal prej kësaj situate sepse ekipi humbë edhe vetëbesimin. Tani duhet me vazhdu ne kampionat të mobilizuar, kjo është e rëndësishme për ne tash për tash”, tha Sokoli për Indeksonline.

Sokoli i garantojë tifozëve përkushtim maksimal që të arrihen rezultate pozitive në Superligë.

“Unë mendoj që angazhimi dhe puna nuk ka munguar. Të gjithë kemi me dhanë maksimumin për me pas rezultate pozitive. Këto janë obligimet tona që rrjedhin nga punët e përditshme. Unë garantoj që të gjithë po japin maksimumin dhe po punojmë që të jemi ekip cilësor” përfundoi Sokoli.

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë