Sport

Sociedadi i vendos çmimin e largimit Januzajt

Adnan Januzaj nuk pritet të mbetet edhe gjatë tek skuadra e tij aktuale Real Sociedad.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit të mirë, duke shënuar gola vendimtar për klubin dhe duke i dërguar në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.

Megjithatë Real Sociedad nuk i ka ofruar kontratë të re sulmuesit anësorë, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo dëshira e lojtarit është të largohet nga baskët për tu rikthyer në kampionatin elitar anglez.

Kjo ka bërë që Real Sociedad mos t’i ofrojë kontratë të re dhe ta nxjerrë në shitje istogasin.

Finalistët e Kupës së Mbretit janë gati ta shesin Januzajn nëse vije ndonjë ofertë prej 18 milionë eurove.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës spanjolle ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Januzaj para transferimit te Sociedad ishte pjesë e Manchester United, teksa luajti si i huazuar edhe për Sunderland e Borussia Dortmund.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë