Lajme

Snajperisti gjerman i UÇK-së, me dedikim prekës për 13 vjetorin e pavarësisë

Michael Spath ka shërbyer vullnetar si snajperist në luftën e Kosovës në Koshare.

Në rrjetet sociale si në Facebook etj, Spath ka shkruar shpeshherë për luftën e UÇK-së, për shokët e tij luftës, për porositë e atyre që e shajnë luftën përmes komenteve të tyre.

Ai ka shkruar sot për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke u uruar të gjithëve këtë ditë dhe duke theksuar meritat e UÇK-së për çlirimin e pastaj edhe pavarësimin e Kosovës.

Postimi i tij:

Ne shkruajmë sot, më 17 Shkurt 2021.

Sot e 13 vjet më parë Kosova u bë e pavarur dhe e njohur nga bota.

Ne nuk do të ishim këtu sot po të mos kishin qenë trimat e asaj kohe, trimat e UÇK-së. Një ushtri vullnetare, e cila mbrohej kundër një fuqie superiore në mënyrë që të shpëtonim dhe mbronim mijëra civilë të pafajshëm. Luftonim që një Sebrenicë tjetër të mos përsëritej kurrë më.

Me ndihmën e NATO-s, ne mundëm armikun për të ndërtuar një komb të madh.

Ne ndaluam gjakderdhjen në Ballkan për 10 vjet dhe mbajtëm paqen për 21 vjet. Kjo është gjithashtu unike, sot duhet t’u themi faleminderit veteranëve dhe familjeve të tyre që dhanë gjithçka që ne sot të mund ta nderojmë këtë ditë.

Kjo ditë u përket të rënëve tanë, invalidëve tanë dhe të gjithë ushtarëve që e kanë bërë të mundur këtë liri, dhe familjeve të tyre…. Mos harroni kurrë pse jemi këtu sot në një republikë të madhe të quajtur Kosovë ….KOSOVA E PARAPërjetësisht me respekt dhe nder!

Mike Spath

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja