Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar me anë të një postimi në Facebook masakrën e Qyshkut, Llabjanit, e Pavlanit në 22 vjetorin e tyre.

Osmani nuk e ka shkruar asnjë fjalë për tollovinë skandaloze të krijuar në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, teksa këtë nuk ka lënë pa ia kujtuar snajperisti gjerman i Koshares, Mike Spath, i cili ka komentuar në fotografinë e Osmanit, shkruan lajmi.net.

Ai asaj ia ka publikuar fotografinë nga situata që u krijua sot atje.

Ndërkaq ky ishte postimi i Vjosa Osmanit:

Sot është 22-vjetori i Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, në një sulm të planifikuar forcat policore e ushtarake serbe, mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese. Trupat e të vrarëve u dogjën e pastaj u gjetën më 2001 në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog.

Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi!

Postime të ngjajshme
Lajme

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Lajme

Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Lajme

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Lajme

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer