Lajme

Snajperë, helikopterë e zjarrfikës: Krejt çka ndodhi në ditën e dytë të bllokadës në veri

Pika kufitare Kosovë – Serbi në Jarinjë edhe të martën e 21 shtatorit ishte e bllokuar.

Serbët assesi nuk po pajtohen me vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë

Targat e përkohshme nuk po pranohen nga serbët, shkruan lajmi.net.

Kundërshtimin e tyre e shprehën me bllokadë të rrugës si formë proteste

Vetura të shumta të serbëve ishin parkuar përgjatë rrugës e shumë të tjerë erdhën në mënyrë të organizuar me autobusë

Në katër pika të kësaj rruge ishin vendosur kamionë për të bllokuar qarkullimin në tërësi

Flamuj e simbole serbe kishin gjetur vend në këtë pjesë të Kosovës

Përveç serbëve, gjithandej ishin pozicionuar edhe forcat e Policisë së Kosovës.

Madje, kjo situatë vëzhgohej edhe përmes majave malore, snajperistëve si dhe me helikopter

Gjithçka ishte marrë parasysh dhe për këtë aty gjendeshin edhe ekipet mjekësore dhe ato të zjarrfikësve

Derisa serbët në pjesën e Kosovës ishin pozicionuar edhe në tenda e rrugë

Matanë kufirit kamionë të shumtë kishin krijuar kolonë të gjatë, të cilët nuk mund të kalonin në Kosovë pa targa të përkohëshme. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati