Lajme

“S’mujmë me punu kështu” – Konjufca kritikon qeverinë e Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Kurti dhe ministrat e saj për mungesën në Parlament gjatë seancës.

Konjufca këtë mungesë të ministrave e ka quajtur “jo-serioze”, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se nuk mund të punohet kështu kur ministrat nuk vijnë për të prezentuar projektligjet.

“Për besë jo-serioze. Pajtohem me Abelardin kësaj radhe. Duhet të jenë ministrat për besë mi prezentu projektligjet se nuk mujmë me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, ka thënë Konjufca.

Ai qeverinë e ka kritikuar edhe kur ka vendosur që seanca të shkojë në pauzë 20-minutëshe.

“Shkojmë në një pauzë 20 minuta derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë Konjufca.

Related posts
Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *