Sport

Sllovenia favorite e madhe përballë Kosovës, kështu e vlerësojnë kompanitë e basteve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte nga ora 20:45 do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme ku përballet me Slloveninë në Lubjanë, shkruan “Zeri.info”.

“Dardanët” të cilët po kalojnë momente aspak të mira për shkak të mungesës së rezultateve, do të tentojnë të marrin një fitore e cila nuk qon aspak peshë sa i përket renditjes në grup, por do të ndikon në vetëbesimin e skuadrës.

Gjithsesi, edhe në këtë takim telashet për ekipin tonë përfaqësues janë të mëdha pasi ka shumë mungesa. Fillimisht në bankinë nuk do të jetë trajneri Challandes për shkak që ka dal pozitiv me COVID-19, pastaj mungojnë edhe Celina, Rashica, Kololli e Paqarada.

Kjo edhe po bën që Sllovenia nga kompanitë e basteve të cilësohet favorite e madhe përballë Kosovës.

Kështu fitorja e vendasve kap kuotën 1.83, derisa ajo e Kosovës 5.0. Barazimi vlerësohet 3.10.

Ndeshja Sllovenia – Kosova që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve,është e parafundit për këtë vit, derisa kampanjën Kosova e mbyll të mërkurën kur ndeshet me Moldavinë në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental

Sport

Penallti në “Fadil Vokrri”, ja çfarë ka ndodhur!

Sport

Merr fund gjithçka, Liverpool hedh në shitje Xherdan Shaqirin