Sport

Sllovenia e merr një superlajm para ndeshjes me Kosovën

Pas miqësores me Azerbajxhanin, Kombëtarja e Sllovenisë do t’i luajë dy ndeshje të forta në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Sllovenët do të përballen fillimisht me Kosovën nesër (të dielën), kurse pas tri ditësh do të luajnë me Greqinë.

Në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, Sllovenisë i mungoi futbollisti Petar Stojanoviç.

Ylli i Dinamo Zagrebit nuk ishte as pjesë e stërvitjeve, për shkak të një mase izolimi prej dhjetë ditësh.

Por, pas testimit negativ për COVID-19, mbrojtësi i djathtë i është bashkuar tani Kombëtares së Sllovenisë.

Përzgjedhësi Matjaz Kek do të mund të llogaritë në shërbimet e Stojanoviçit për këto dy ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente