Sport

Skuadrat shqiptare me tifozë në Evropë

Komiteti i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme vendimet e marra, ku ndër të tjera thuhej se do të lejohen tifozët në stadiume, duke filluar nga 1 korriku në kapacitetin 30%.

Por kur mund të luajnë skuadra shqiptare ndeshjet me tifozë?

Me kampionatin që ka përfunduar dhe finalen e Kupës që është planifikuar më 31 maj, disa nga skuadrat shqiptare duhet të presin ndeshjet e Europës, për të parë tifozët nga afër.

Për sa i përket tureve në Europë, shorti për turin e parë hidhet më 15 qershor dhe ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 korrik, pra me tifozë.

Turi i dytë luhet më 22 dhe 29 korrik, turi i tretë më 5 dhe 12 gusht, ndërsa faza “play off” do të luhet më datat 19 dhe 26 gusht.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë