Sport

Skuadrat kosovare rikthehen në aksion

Fillimi i kësaj jave shënon edhe rikthimin e skuadrave kosovare në stërvitje për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, i cili pritet të sjellë një garë jashtëzakonisht interesante dhe të paqartë, shkruan “Zeri.info”.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, Drita e Gjilanit stërvitjet i nis nga dita e martës, me synime për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Skuadra tjetër që është rivale për titullin e kampionit, Ballkani përgatitjet i nis një ditë më herë, pra të hënën ku edhe prezantohet trajneri i ri, Blendi Shkëmbi. Këtë ditë përgatitjet i nis edhe Llapi.

Edhe Prishtina e cila është në garë për vendin e parë, ani pse ka mbetur paksa mbrapa, bateritë për një pranverë të nxehtë do të nisë t’i mbushë në fillim të kësaj jave.

Sido që të jetë gara pritet të jetë e jashtëzakonshme, derisa analistët edhe pse jemi në afatin kalimtar të janarit nuk presin lëvizje të mëdha, kjo pasi futbollistët cilësorë zakonisht në këtë periudhë janë të lidhur me kontrata me skuadrat e tyre dhe vështirë heqin dorë lehtë nga ta.

Gjithsesi paralajmërime për përforcime kanë dhënë pothuaj të gjitha skuadrat dhe mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjëra.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës