EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020

Kampionati Evropian i Futbollit, Euro 2020, tashmë ka përfunduar dhe ka një skuadër fituese, Italinë. Skuadrat pjesëmarrëse fillimisht ishin 24. U luajtën 51 ndeshje në 11 qytete të ndryshme të Evropës dhe deri në Azerbajxhan.

Padiskutim, Euro 2020 ka qenë ndër më të bukurit e zhvilluar ndonjëherë. Në total, u shënuan 142 gola, e thënë ndryshe u shënuan 2.79 gola për ndeshje, ose realizohej gol çdo 32 minuta.

Më shumë gola janë shënuar brenda afatit kohor nga minuta e 46-të deri në atë të 60-të, 30 gola. Nga 24 gola, janë shënuar brenda minutave 61-75 dhe 76-90. Në kohën shtesë të 30-të minutave janë shënuar 14 gola.

Italia mban vendin e parë nga 24 skuadrat pjesëmarrëse për: gola të shënuar (13), tentativa (128), ndërhyrje (99) dhe topa të rikuperuar (291).

Spanja mban vendin e parë për: zotrimin e topit (66.8%) dhe saktesinë e pasimeve (89.3%). Ndërsa, Anglia për portën e paprekur (5).

Cristiano Ronaldo dhe Patrik Schick ishin lojtarët që shënuan më shumë gola (5). Zviceriani, Steven Zuber-i ishte lojtari me më shumë asiste (4). Leonardo Spinazzola ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe në Euro 2020, prej 33.8 km/h.

Mesfushori i Italisë, Jorginho ishte lojtari që përshkoi më shumë kilometra gjatë turneut, plot 86.6 km. Ndërsa, mesfushori tjetër i Italisë, Marco Verratti, ishte lojtari me më shumë ndërhyrje, 30.

Schick dhe Alvaro Morata goditen më shumë herë në kuadratin e portës kundërshtare, nga tetë herë. Reece James i Anglisë, ishte lojtari me saktësin më të madhe të pasave, 99%.

Jorginho dhe qendërmbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ishin dy lojtarët me më shumë topa të rikuperuar, 46. Portieri i Zvicrës, Yann Sommer-i, ishte portieri që bëri më shumë pritje në Euro 2020, 21 të tilla.

Evropiani do të rikthehet me fazat finale përsëri në vitin 2024 dhe do të mbahet i gjithi në Gjermani. /Albanianpost.com

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Si arriti portieri italian t’i bënte me lot bashkëlojtarët e tij para finales së Euro 2020