Sport

Skuadra turke Trabzonspor interesohet për futbollistin shqiptar

Turqia viteve të fundit më shumë vëmendje është duke i përcjellë futbollistët shqiptarë.

Sipas mediave turke, kampionatit në Turqi shumë lehtë mund t’i bashkohet një tjetër futbollist shqiptar që edicionin e kaluar luajti në Premierligën e Anglisë, shkruan Demokracia.com.

Fjala është për Ezgjan Alioski të cilit i skadon kontrata me Leeds Unitedin, dhe ai pritet të ndryshojë ambient.

Mbrojtësi anësor që luan edhe në pozitat tjera, ka marrë ofertë nga skuadra turke, Trabzonspor.

Mediat në Turqi raportojnë se Trabzonspor ka bërë ofertën e dytë në drejtim të futbollistit, pasi ajo e para ishte refuzuar.

Vlera e Alioskit sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 5 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë