Sport

Skuadra kundërshtare nuk udhëton fare, KFF Mitrovica ka një kërkesë për FFK’në

KFF Mitrovica po kërkona nga Federata e Futbollit e Kosovës që të marrë masa ndëshkuese ndaj klubeve që sipas tyre nuk po respektojnë garat në futbollin e femrave, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën e Parë të femrave, kampionia e Kosovës ishte e paraparë që si vendase ta zhvillonte ndeshjen ndaj KFF Lirisë.

Mirëpo, skuadra mysafire nga Prizreni nuk ka udhëtuar fare dhe kjo është bërë e ditur nga vetë skuadra nikoqire përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

KFF Mitrovica ka kërkuar nga Komesioni i Garave në FFK që të merr masa ndaj klubeve që sipas tyre nuk po respektojnë garat. Klubi mitrovicas gjithashtu ka hedhur dyshime se disa persona po keqpërdorin mjetet financiare në këtë mënyrë.

Reagimi i plotë nga KFF Mitrovica (pa ndërhyrje):

“Ekipa mysafire nuk ka udhtuar !!!!.

Edhe këtë vit filloj avazi i njëjtë si në vitet e mëparshme që disa skuadra të mos udhëtojnë në ndeshje sidomos kur takohen me kundershtarë të fortë siq është Kff Mitrovica.
Ne veçse tash e sa vite jemi mësuar,sepse në çdo kampionat na ndodh qe 3 apo 4 skuadra nuk vijn te zhvillojn ndeshjen me ne edhe pse janë të obliguar se është ndeshje zyrtare.
Por është për qudi se si federata përkatesisht komisioni i ligës së parë të femrave i lejon këto klube të marrin pjesë në gara.
Këtyre klubeve nuk i’u interesojn garat atyre i’u interesojn vetëm përfitimet parat qe i marrin nga FFK për ti shfrytëzuar për nevoja personale te individeve te caktuar e jo ti shpenzojn në klub për çka edhe janë të dedikuara si rekuizita,udhëtim,ushqim etj për vajza.
Kërkojm nga ffk përkatësisht komesarja e garava që të nderrmarrin masa ndaj klubeve qe se respektojn ligën e futbollit të femrave.
Sepse ne si klub po investojm per zhvillimin e futbollit femëror se pa zhivillim të ndeshjeve nuk mund të zhvillohet futbollit i femrave,edhe kur e organizojm një ndeshje si vendas ne kemi shpenzime sepse përgaditemi për ndeshje.
Andaj stop këtyre dukurive që e dëmtojn futbollin,që keni frik nga ne se ju mboshtim me rezultat të thellë,investoni forcone ekipen shpenzoni parat e FFKsë në klub dhe jepni edhe nga xhepi juaj e jo vetëm të merrni”.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës