LajmeSport

Skuadra kosovare ndan dhimbjen me familjarët e viktimave në Bullgari

Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ku në një aksident tragjik humbën jetën 45 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ata derisa po ktheheshin në familjet e tyre pas një vizite në Turqia, autobusi me të cilin po udhëtonin ka pësuar aksident duke marrë flak me çka edhe humbën jetën shumica e udhëtarëve.

Nga ky aksident tragjikë thellësisht është prekur edhe skuadra kosovare, Llapi e cila ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

“Thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur nga aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari.

Klubi ynë KF Llapi iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre prej tyre mbi 45 persona nga Maqedonia e Veriut.

Bashkëndjejmë dhimbjen e njëjtë me familjarët e të gjithë personave që humbën jetën dhe lusim Zotin që raste të tilla mos të ndodhin kurrë”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.

https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159521288582243

Related posts
Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *