Sport

Skuadra italiane bën ofertë zyrtare për Xherdan Shaqirin

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri mund të ndërrojë mjedis gjatë kësaj vere.

Është skuadra italiane, Lazio që i ka ofruar 12 milionë euro Liverpool për fantazistin shqiptar.

Shaqiri pëlqehet shumë nga klubi bardhekaltër dhe drejtori sportiv Igli Tare ka nisur nga puna për ta sjellë atë në Romë.

Si fillim, Tare telefonoi trajnerin Mauricio Sarri pë ta pyetur nëse i intereson një futbollist si Shaqiri. Pasi mori përgjigjen pozitive, ai kontaktoi me klubin anglez ku edhe bëri ofertën prej 10 milionë Eurosh, shto këtu edhe 2 milionë Euro bonuse.

Por “të kuqtë” e refuzuan dhe e bënë të qartë se ata nuk e lënë të lirë lojtarin pa 15 milionë Euro. Mesfushori 29-vjeçar luajti me Liverpool në Premier League vetëm 5 takime sezonin e shkuar dhe ka edhe dy vite kontratë.

Postime të ngjajshme
Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri

Sport

Përfundon miqësorja mes Gjilanit dhe KF Veleshta, ky është rezultati i ndeshjes