Sport

Skuadra holandeze nuk i rinovon kontratën mesfushorit shqiptar

Lindon Selahi ka lënë pas një sezon aspak pozitiv. Mesfushori shqiptar është huazuar gjatë merkatos dimërore në radhët e Willem II, por nuk ka bindur përgjatë kohës së tij në këtë skuadër.

Futbollisti 22-vjeçar i ka nisur shumicat e ndeshjeve nga stoli, duke mos arritur dot të lërë shenjë me klubin.

Kjo duket se ka ndikuar edhe te Twente, që pas rikthimit të Selahit ka vendosur të mos i rinovojë kontratën. Bashkëpunimi mes palëve përfundon në fund të këtij muaji dhe drejtuesit e ekipit holandez nuk kanë ndërmend të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar më tej kontratën.

Lajmin e përcjell vetë klubi i Twente-s përmes një njoftimi në faqen e vetë zyrtare. Kështu Lindon Selahi përfundon në statusin e një lojtari të lirë këtë verë dhe këtë merkato do i duhet të presë ofertat që do të vijnë në adresë të tij për të vendosur më pas se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë