Sport

Skuadra franceze shkruan për futbollistin e Kosovës dhe miqësoren me San Marinon

Kosova sot do të luaj një miqësore me kombëtaren e San Marinos e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Në këtë takim pritet të aktivizohet edhe futbollisti Arbër Zeneli i cili luan te skuadra franceze Reims.

Kjo ka qenë arsyeja që klubi francez të shkruan në rrjetet sociale derisa i ka uruar fat Zenelit. “Dita e ndeshjes! E para miqësore për Arbër Zenelin dhe Kosovën”, shkruhet në paralajmërimin e klubit francez.

Te kujtojmë se te Reims luan edhe Valon Berisha, por mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për këto miqësore për shkak të lëndimit.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës