Sport

Skuadra e njohur kosovare mund të mbetet pa njërin nga lojtarët kryesor

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Stinori pranveror mund të gjejë me ambient të ri, njërin nga futbollistët kryesor të skuadrës së Lirisë nga Prizreni, Arbër Shala.

Burime të Gazeta Olle bëjnë të ditur se ish futbollisti i Dritës së Gjilanit dhe Laçit ka pranuar dy oferta serioze nga dy skuadra nga Superliga e Kosovës në futboll.

Arbëri në stinorin vjeshtor në Ligën e parë ka shënuar 3 gola dhe ka asistuat në 5 të tjerë,dhe në rast të largimit nga skuadra e Lirisë,prizrenasit do të humbasin njërin nga futbollistët kryesor të skuadrës.

Liria, në fund të stinorit vjeshtor kishte mbetur edhe pa trajnerin Samuel Nikaj, ky i fundit kishte dhënë dorëheqje nga ky post pasi sipas tij nuk kishte arritur rezultatet e dëshiruara.

Prizrenasit, janë një nga skuadrat kryesore këtë vit për inkuadrim në Superligë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv